Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 7 prill  2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër  (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale dhe janë paraqitur në gjykatat kompetente katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person  të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

//

 

//

//

//

//

/

//

Ndalimet

 

2

1

/

/

/

/

1

4

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

//

2-2

     /

   //

1-1

/

/

      1-1

4-4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

 

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik".


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Dhuna në familje”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.  


Shkarko raportin 24 orësh