Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 24 Mars 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë |
Prokuroria Speciale |
Prishtinë |
Prizren |
Pejë |
Gjilan |
Gjakovë |
Mitrovicë |
Ferizaj |
Total: |
Aktakuzat personat |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Ndalimet |
- |
- |
3 |
- |
1 |
2 |
- |
- |
6 |
Paraburgimet: kërkesat - personat |
- |
- |
4-4 |
- |
- |
- |
1-1 |
- |
5 - 5 |
Bastisjet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Sekuestrimet |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
- |
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosja”, dy (2) persona për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit, kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kanosja” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Shkarko raportin 24 orësh