Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 23 Mars 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetetre (83) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar njëzetedy (22) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjete (13) aktakuza, kundër trembëdhjete (13) personave.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale, si dhe ka ngritur katër (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

31-37

9-12

13-13

6-6

6-6

2-2

7-7

74 - 83

Ndalimet

-

10

1

7

-

1

1

2

22

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

       1-1

1-1

-

-

-

-

2-2

4 - 4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprat penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjeteshtatë (37) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vrasja në tentative” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mos evitimi i rrezikut”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të prokurorit

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë  (7) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje pylli”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person  i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat :

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Manipulimi me prova”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rendë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale ‘Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e pyllit”,

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprat penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar në kohëzgjatje prej 48- orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë tjetër ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh