Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 27 korrik 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e katër (44) aktakuza kundër pesëdhjetë e dy (52) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe  ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

-

6-6

14-18

-

12-12

-

4-6

8-10

44-52

Ndalimet

-

4

1

1

-

1

2

1

10

Paraburgimet apo masat tjera:

kërkesat - personat

-

1-1

-

-

-

-

-

-

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja”,”Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për veprat penale si në vijim:

Pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar nj (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbedhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale ’’Vjedhja e Shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ’’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Zjarrvënia”, si dhe një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, për shkak të dyshimit të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10 ) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”.


Shkarko raportin 24 orësh