Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ngritet Aktakuzë ndaj dy të pandehurve për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në Gjakovë

 

Gjakovë, 13 korrik 2023 Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin se me dt.05.07.2023 është ngritur  aktakuzë ndaj të pandehurve me iniciale N.B dhe B.B, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se veç e veç kanë kryerjen e veprës penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së.

I pandehuri N.B, Më datë 05.01.2023 rreth orës 17:00 në Gjakovë, tek kompania “Bici Com”, i pandehuri pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që në bazë të informatave që ka poseduar DHTN Prishtinë, gjatë vëzhgimit të pandehurit në lëvizje me automjeti e markës “Pasat” me targa të regjistrimit 01-766-QD, ashtu që në momentin kur arrin tek hyrja e kompanisë “Bici Com”, ndalohet dhe gjatë kontrollit të automjetit në pjesën e pasme prapa ulëses së shoferit janë gjetur 40 qese plastike të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 42.506 kg, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policer, me këtë ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së.  

I pandehuri B.B,  Më pare e gjerë me datë 06.01.2023 rreth orës 10:00 objekti i firmës “Bici Com” në Gjakovë, i pandehuri pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që në bazë të informatave që ka poseduar DHTN Prishtinë, gjatë bastisjes në objektit të firmës së të pandehurit të cilin objekt e ka në shfrytëzim i pandehuri Berat dhe posedon çelësat e objektit , në kulmin e shtëpisë-zyrave janë gjetur 12 qese plastike të mbushura me substancë narkotik të llojit marihuanë, me peshë prej 6.383 kg, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policer, me këto veprime ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së.