Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takim koordinues për veprat penale kundër integritetit seksual

Prishtinë, 28 dhjetor 2022– Prokurorja e Shtetit, njëherikoordinatorja për veprat penale kundër integritetit seksual, Shehribane Selimi-Muçaj, ka mbajtur takim në ProkurorinëThemelore në Prishtinë me përfaqësues nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, Policia e Kosovës, Qendra për PunëSociale, si dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, po ashtu prezentë ishin edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe përgjegjësi i Departamentit për të Mitur. 

Në këtë takim u diskutua lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucional, sfidat dhe përgjegjësitë e institucionevekompetente për trajtimin e rasteve lidhur me veprat penale kundër integritetit seksual, si dhe harmonizimin e veprimeve tëorganeve gjegjëse lidhur me trajtimin e këtyre rasteve.

Gjithashtu, në këtë takim u shpreh shqetësimi në rritjen e numrit të këtyre rasteve, andaj koordinimi i të gjitha institucioneve lidhur me trajtimin e rasteve të lartcekura është i nevojshëm, si dhe harmonizimi i veprime konkrete qe secili institucion t’i kryej detyrat e tij në kuadër të përgjegjësive ligjore është më se i domosdoshëm. 

Po ashtu, u diskutua edhe lidhur me vështirësitë e procedurës së rehabilitimit të viktimave si dhe riviktimizimin e tyre, edhe pse çështjet penale ku janë të përfshirë të miturit janë tejet konfidenciale.

Në këtë takim u dhanë rekomandime që të unifikohen praktikat më efikase në trajtimin e rasteve të kësaj natyre dhe të mbahen takime të rregullta të këtij formati duke synuar në thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional, me qëllim të trajtimit në mënyrë të drejtë dhe efikase të rasteve konkrete.