Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Aktakuzë ndaj 6 zyrtarëve komunal në Istog për kryerjen e  21 veprave penale  

Pejë, 7 Shtator 2022- Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë (6) zyrtarëve komunal të komunës se Istogut, për njëzetenjë (21) vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit.

 

Sipas aktakuzës të proceduar sot nga Prokuroria Themelore e Pejës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar mirë, se gjashtë (6) zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të  detyrës zyrtare, në njëzetenjë (21) raste  kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të pandehur sipas aktakuzës janë :

1) J.B, (ish
drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

2) I.H (ish
drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

3) B.D (ish
drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban)

 

5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim)

6) E.B (përgjegjëse për mjedis)


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat ju vihet në barrë.

 

Gjithashtu, prokurori i shtetit që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.