Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër katër personave për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope

Prishtinë, 28 qershor 2022 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se, sot, më 28.06.2022, pas një pune hetimore disamujore, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K, N. A, P.C dhe B.C, për shkak se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope, nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.