Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori Kelmendi priti në takim lamtumirës Këshilltarin  Ligjor të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Michael Grant

Prishtinë, 24 qershor 2022 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim lamtumirës Këshilltarin Ligjor të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Michael Grant, i cili do të vazhdojë angazhimin e tij profesional në Ambasadën e SHBA-së në Letoni.  

Të dy bashkëbiseduesit patën diskutime të frytshme dhe përmbajtjesore për tema me interes të përbashkët, veçmas për çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, për të arriturat, sfidat dhe reformat institucionale, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka çmuar lart angazhimin dhe kontributin e dhënë nga Këshilltari Ligjor i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Michael Grant, për institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës, me ç’rast i ka ndarë një falënderim në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për bashkëpunimin e ngushtë profesional me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.