Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fillon zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Prishtinë, 31 janar 2022 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues, pas miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, në të cilin formalisht fillon zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth veprimeve që janë ndërmarrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe institucioneve të tjera partnere, të përfshira në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të veprimit.

Kryesuesi Maloku përsëriti përkushtimin dhe gatishmërinë e KPK-së për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të realizimit të kësaj strategjie, duke thënë se zbatimi i kësaj strategjie, e cila parasheh të trajtojë sfidat dhe problemet, me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, është shumë i rëndësishëm për krijimin e një drejtësie transparente, të barabartë dhe efikase.