Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Studentët e Fakultetit Juridik të UP-së vizituan Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 17 janar 2022 – Prokurorinë Themelore në Prishtinë e vizituan një grup studentësh nga “Klubi i Etikës”, të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët kishin për qëllim njohjen në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë institucion.

Kryeprokurori Munishi, fillimisht studentëve i shprehu mirëseardhje dhe e vlerësoi vizitën e tyre, tutje i njoftoi me funksionimin dhe efikasitetin e prokurorisë, sfidat, bashkëpunimin me institucionet relevante, si dhe të arriturat e kësaj prokurorie.

Pas këtij prezantimi, vijoi diskutimi i hapur me studentë të cilët parashtruan pyetje për çështje të ndryshme në interes të tyre të cilave i ’u përgjigj Kryeprokurori. Ndër çështjet në interes të studentëve ishin, informimi dhe procedura e ndjekjes së rasteve nga ana e prokurorisë, korrupsioni dhe trajtimi i rasteve të natyrës korruptive, sfidat me të cilat është përballur prokuroria gjatë periudhës së pandemisë, rritja e rasteve të dhunës në familje dhe trendi i rritjes së veprave të tjera penale, trajtimi i rasteve të dhunës në familje, si dhe mundësia e programit një vjeçar për praktikantë vullnetarë, si mundësi e angazhimit të studentëve në fushën e drejtësisë me qëllim të zhvillimit të aftësive dhe shkathtësive të tyre profesionale, të cilat do t’ju shërbejnë gjatë punës së tyre në një të ardhme të afërt.