Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Reagim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 11 janar 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, reagon lidhur me shkrimin e publikuar fillimisht në “Kosovapress” dhe në portale të tjera vendore se, prokurorja e çështjes e cila është duke e trajtuar rastin e zhdukjes së B.R., nuk ka dhënë sqarime dhe nuk ka qenë bashkëpunuese me familjarët e të dëmtuarit, ashtu që, ju njoftojmë se më 13 prill 2021, e njëjta është ngarkuar me rastin në fjalë dhe po të njëjtën ditë me urdhër të saj është ndaluar personi me inicialet J.V., i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi”, të paraparë sipas KPRK-së, si dhe është dërguar në paraburgim.

Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi, mirëpo pretendimet e familjarëve se prokurorja e çështjes nuk ka qenë bashkëpunuese dhe nuk është angazhuar lidhur me rastin, nuk qëndrojnë, pasi nga raportimi i këtij rasti, prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, po ashtu, janë zhvilluar takime radhazi në prokurori me familjarët e të dëmtuarit dhe avokatit të tyre mbrojtës dhe se aktualisht ndaj rastit në fjalë, prokuroria po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të sqarimit në tersi të kësaj çështje penale.