Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Telegram ngushëllimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, me rastin e vdekjes së ish-prokurorit, Jusuf Mejzini


Prishtinë, 7 dhjetor 2020 
 

E nderuara familje Mejzini,
 

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe ish- prokurorit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Jusuf Mejzini.

Andaj, me lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të.  

Ju e humbët një prind dhe familjar të shkëlqyer, ndërsa drejtësia kosovare e humbi një profesionist të madh.

Ish-prokurori Mejzini, punoi në sistemin prokurorial nga 1 shtatori i vitit 1999 deri më 30 nëntor të vitit 2015, duke qenë kështu shembull i një prokurori të ndershëm, profesionist dhe me plot integritet.  

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë,

 

Kryeprokurori i Shtetit

Aleksandër Lumezi