Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

PSRK ka ngritur aktakuzë për një rast të krimit të organizuar dhe kontrabandimit me migrantë (rasti‘Rugova’)

Prishtinë, 18 maj 2016 - PSRK ka ngritur sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëzetë (20) të pandehurve. Secili prej njëzetë të pandehurve akuzohet për veprën e krimit të organizuar (neni 283 i Kodit Penal të Kosovës (KPK)) në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë (neni 170 i KPK).

Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme. 

Aktakuza është ngritur prej një prokurori ndërkombëtar nga PSRK pas hetimeve që ishin iniciuar nga Njësia e Policisë Kufitare të Kosovës për Hetime, të cilat ishin kryer nga ajo njësi së bashku me Policinë e EULEX-it.