Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krim të organizuar

Prishtinë, 20 maj 2016 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sot ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.R., për veprën penale krim i organizuar.
 
Sipas aktakuzës i pandehuri G. R., akuzohet si organizator dhe mbikëqyrës i grupit kriminal të organizuar i cili duke qëndruar në Zvicër i ka drejtuar veprimet e këtij grupi, ashtu që nga Kosova për tregun e Zvicrës i ka siguruar dërgesat e heroinës dhe  ka organizuar edhe transportin e saj  në bunkerët e fshehtë të automjetit.
 
Anëtarët tjerë të këtij grupit kriminal gjatë viteve të mëparshme janë shpallur fajtore për këtë vepër penale dhe janë gjykuar, kurse i pandehuri G. R., ka qenë i kërkuar nga viti 2010, dhe në Kosovë është ekstraduar me datë 29 Prill 2016.
 
I pandehuri G.R., akuzohet për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 paragrafi 3 lidhur me veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe e substancave psikotropike të parashikuara nga neni 229 paragrafi 4 nënparagrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPK-së.