Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sqarim për media

Prishtinë, 2  qershor 2016 – Sot, në Gazetën Express, është publikuar artikulli me titull: “AKP tentoi ta lirojë Hotelin Victory, por u pengua nga Prokuroria e Shtetit”. Në këtë artikull thuhet se:

“Agjencia Kosovare e Privatizimit gjatë ditës së djeshme ka tentuar nëpërmjet një aksioni ta lirojë Hotelin Victory në Prishtinë, që menaxhohet tani e disa vite nga Bedri Selmani, që është njëri nga financuesit dhe njeri i afërt me PDK’së. Gazeta Express ka mësuar se aksionin për lirimin e kësaj prone e ka penguar Prokuroria e Shtetit”.

Pas publikimit të këtij artikulli, për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se pohimet në këtë artikull nuk janë të vërteta.
 
E vërteta lidhur me këtë çështje është se në kuadër të rasteve të uzurpimeve të pronave të shitura nga AKP-ja nuk është edhe Hotel Victory, andaj Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ndërmarr kurfar aksioni për lirimin e këtij hoteli dhe as nuk ka bërë ndalimin e organit kompetent, në këtë rast AKP-së për lirimin e tij.

Gjithashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon se kjo pronë nuk është shitur ende dhe është në kompetencë të AKP-së. Për të gjitha aksionet për lirimin e kësaj prone apo pronave tjera që e kanë statusin jo të shitura, kompetenete është vetëm AKP-ja, e cila mund të këroj asistencë edhe nga organet e zbatimit të ligjit.

Ndërkaq, për rastet që janë shitur dhe janë të uzurpuara Ju informojmë se hetimet janë duke vazhduar dhe Prokurori i Shtetit ka bashkëpunim të mirë me AKP-në.

Për informimin e drejtë të opinionit publik i lusim të gjitha portalet që e kanë publikuar artikullin e lartcekur, të publikuar fillimisht në Gazetën Express, që ta publikojnë këtë sqarim.