Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Për herë të parë një prokuror nga Republika e Kosovës po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare të prokurorëve

Prishtinë, 3 qershor 2016/ Me ftesë së Shoqatës së prokurorëve të Portugalisë,  në Lisbonë po qëndron prokurorja nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, znj. Drita Hajdari, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të prokurorëve me temë: “Trafikimi i qenieve njerëzore”. 

Prokurorja Hajdari në këtë konferencë njoftoi se Republika e Kosovës disponon me legjislacion në fushën e trafikimit me qenie njerëzore që është në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe obligimet e marra në procesin e integrimeve evropiane.

Prokurorja Hajdari në veçanti ka potencuar që Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe ky fakt po ua pamundëson kontaktet e drejtpërdrejta prokurorëve nga Republika e Kosovës me kolegët prokurorë nga vende të ndryshme të Evropës, të cilat kontakte momentalisht zhvillohen vetëm përmes kanaleve diplomatike apo misionit të EULEX-it, e që për pasojë shpeshherë krijohen vonesa dhe kjo e ulë efikasitetin në hetime të prokurorëve nga Kosova. Prandaj, prokurorja Hajdari ka ftuar të gjithë prokurorët nga Evropa dhe vendet tjera të botës që t’i tejkalojnë problemet politike dhe të bashkohen në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit, pasiqë siç theksoi ajo bashkëpunimi ndërkombëtarë është qelës për luftën e suksesshme kundër krimit të organizuar.

Kjo është hera e pare që një prokuror nga Republika e Kosovës merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare të prokurorëve edhe pse Shoqata e Prokurorëve të Kosovës në vitin 2012 është pranuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Prokurorëve.