Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi mori vendim për krijimine ekipës së prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e transkripteve të telekomunikimeve të përgjuara në rastin e MTPT-së

Prishtinë, 5 gusht 2016 / Kryeprokuroi i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pasi pranoi raportin e kërkuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEX-it, i cili është i ngarkuar me rastin e MTPT-së, mori sot vendim për formimin e komisionit të prokurorëve vendës në përbërje të një prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe dy prokurorëve nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ky komision do të ketë objekt të analizimit dhe vlerësimit të gjitha ato materiale-transkripte origjinale të përgjimeve të telekomunikimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e ngritur, kundër ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, nga ana e prokurorit ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i filloj hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer.