Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër B.Z., për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 18 tetor 2016 – Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi  1 të KPRK.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi  1 të KPRK.

Po ashtu, i pandehuri dyshohet se në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitime për vete, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, pavarësisht nëse ndikimi është ushtruar ose pavarësisht nëse ndikimi i supozuar shpie deri te rezultati i synuar, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK.