Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Studentët nga Franca, Gjermania, Serbia dhe Kosova vizituan Prokurorin e Shtetit

Prishtinë, 31 tetor 2016 – Prokurori Besim Kelmendi nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pritur sot në takim një grup studentësh nga Franca, Gjermania, Serbia dhe Kosova, të cilët janë njohur me strukturën organizative të sistemit prokurorial të Kosovës.

Studentët kanë pasur  rastin të mësojnë më detajisht lidhur me praktikat e funksionimit të sistemit prokurorial në vend, si dhe me strukturën e këtij sistemi. Ata u njoftuan se në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës, funksionojnë, Këshilli Prokurorial i Kosovë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prokuroria e Apelit dhe shtatë prokurori themelore, si dhe për kompetencat që kanë këto prokurori.

Po ashtu, studentët u informuan me ndryshimet e bëra ndër vite në sistemin prokurorial, me strukturat organizative, me zyrat të cilat veprojnë në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, me funksionimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe me zyrat që veprojnë në kuadër të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial.

Interesimi i studentëve për të ditur më shumë rreth sistemit prokurorial, ishte i madh si dhe nuk munguan as pyetjet e shumta, ku për secilën pyetje morën përgjigjet nga Prokurori Besim Kelmendi.