Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 31 tetor 2016 – Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur sot aktakuzë kundër dy të pandehurve, S. A., dhe H. Z., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP.
 
Sipas aktakuzës, të pandehurit gjatë periudhës kohore 29 prill 2015 deri 08 maj 2015, në cilësi të personave  zyrtar,  duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit personit tjetër, dhe seriozisht ia kanë shkelur të drejtat personit tjetër. Me këto veprime dy të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit  zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP.