Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U MIRATUA RREGULLORJA PËR EMËRIMIN E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Prishtinë, 21 Mars 2014  - Është mbajtur takimi i gjashtëdhjetekatërt i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, dhe njëherësh kryetari i Këshillit,  z. Ismet Kabashi.

Gjatë këtij takimi Këshilli Prokurorial i Kosovës në bazë të nenit 109 dhe 110 të Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit, ka shqyrtuar dhe miratuar Rregulloren për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit. 

Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të EULEX-it, USAID-it dhe Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për hartimin e draft-Rregullores për përzgjedhjen dhe propozimin për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit.

Pas miratimit të draft-Rregullores nga anëtarët e Këshillit u mor vendim që të shpallet konkursi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, jo më larg se më 27 Mars 2014.