Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KPK-KGJK, TAKIM TË PËRBASHKËT LIDHUR ME PAGAT PËR GJYQTARË DHE PROKURORË

Prishtinë, 8 Prill 2014 -  Është mbajtur takimi i përbashkët mes Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për ta shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me pagat për gjyqtarë dhe prokurorë, respektivisht vendimin mbi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë.

Pas diskutimeve të anëtarëve të dy Këshillave, u morë vendim që Shkëlzen Maliqi, drejtor i Sekretariatit Prokurorial të Kosovës dhe Albert Avdiu, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të hartojnë një dokument, dhe t’i dërgohet Zyrës së Kryeministrit me propozim që ta ndryshojë vendimin e dytë me numër 03/177  të datës 14 Mars 2014.

Ndërkaq, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, theksoi se nëse Qeveria e Kosovës vlerëson se ka nevojë të takohet me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, dhe Kryetarin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ne jemi të gatshëm të takohemi dhe t’i paraqesim gojarisht shqetësimet tona.

Ndërsa, me propozim të grupeve punuese të projektit TIK/SMIL, që me qëllim të procedimit dhe përcjelljes së punës që kanë për t’i bërë ekipet dhe grupet e ekspertëve, sapo të fillojnë trajnimet dhe  të bëhet hartimi i planit, u morë vendim që Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor dhe Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të jenë anëtarë të Grupit Punues për implementimin e projektit të Teknologjisë Informative SMIL, në mënyrë që ta ndihmojnë grupin punues dhe që ky grup të kenë përkrahje nga të dy Këshillat.