Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KPK MBËSHTETET PUNA E ZYRËS SË PROKURORIT DISIPLINORË

Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim Drejtorin e Prokurorit Disiplinorë, Zef Prendrecaj, të cilit i ofroi mbështetje të plotë në punën e tij.

Gjatë këtij takimi u bisedua për ngritjen e komunikimit dhe bashkëpunimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me Zyrën e Prokurorit Disiplinorë, me ç’rast Kryetari i KPK-së, Sylë Hoxha i premtoi mbështetje të pa rezervë në kuadër të kompetencave dhe përgjithësive që përcakton Ligji për KPK-në.

Në anën tjetër, Drejtori Zef Prendrcaj, vlerësoi bashkëpunimin që kanë me Këshillin Prokurorial të Kosovës, ndërsa vlerësoi gatishmërinë e Kryetarit të Këshillit Prokurorial, për mbështetjen e ofruar dhe shtoi se qëllimi i punës së Zyrës së Prokurorit Disiplinorë është funksionimi sa më i mirë i sistemit prokurorial të Kosovës.