Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

MBAHET TAKIMI I RADHËS I KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, 16 TETOR 2014

Prishtinë, 16 tetor 2014 - Është mbajtur takimi i tetëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh ushtrues detyre i Kryetarit të Këshillit, Sylë Hoxha.

Në fillim të këtij takimi ka raportuar Koordinatorja Kombëtare për luftimin e korrupsionit, prokurorja Laura Pula, për zbatimin e planit të veprimit lidhur me korrupsionin.

Pika tjetër e rendit të ditës ishte njoftimi lidhur me raportin i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për zbatimin e planit të veprimit lidhur me ngjarjet e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit.

Më tutje u bë edhe plotësimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa me një anëtar të ri.

Këshilli Prokurorial mori vendim që të themelohet Grupi Punues për hartimin e Rregullores për Komunikim me Publikun.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial u njoftua me padinë e ish-Kryeprokurorit të Shtetit, Hilmi Zhitija, parashtruar në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër KPK-së, që ka të bëjë me mos aprovimin e kërkesës për përfitimet e ish- zyrtarëve të lartë publikë.

Këshilli Prokurorial nuk e aprovoi kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e prokurores Lumturije Hoxha nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur, për arsye se prokurorja në fjalë ende është në procesin fillestar.