Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i udhëheqësve të sistemit prokurorial me ekspertët e Projektit të Binjakëzimi të BE-së

Prishtinë, 21 nëntor - Kryesuesi i Këshillit Prokuriorial, z. Blerim Isufaj, kryesuesit e komisioneve të KPK-së dhe Drejtori i SKPK-së, z. Lavdim Krasniqi, kanë mbajtur një takim me ekspertët e Projektit të Binjakëzimit të BE-së, me ç’rast janë diskutuar rekomandimet e dhëna që nga fillimet e këtij projekti të çmuar për sistemin prokurorial të Kosovës.

Z.Blerim Isufaj dhe përfaqësuesit e tjerë të sistemit prokurorial, të cilët ishin të pranishëm në këtë takim, nënvizuan se janë përfillur shumica e rekomandimeve, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ngritjen e performancës së shërbimeve profesionale-administrative.  

Po ashtu në vijim të takimit të sotëm u konstatua se një pjesë e rekomandimeve të dhëna janë zbatuar plotësisht, kurse një pjesë tjetër janë në proces e sipër, ndërsa pjesa e mbetur do të trajtohen në kuadër të Planit Strategjik 2019-2021.