Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohet Raporti financiar për vitin 2018

Prishtinë, 29 janar 2019 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga kryesuesja e sapoemëruar, anëtarja e KPK-së, Dëshirë Jusaj, ka mbajtur sot takimin e tij të rregullt.

Anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe diskutuar për Raportin financiar për vitin 2018, për buxhetin e vitit 2019 dhe përcaktimin e prioriteteve sipas rrjedhës së parasë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për projektet kapitale për vitin 2019 dhe për proceset e rekrutimit në sistemin prokurorial.

Komisioni ka vlerësuar punën e bërë sa i përket buxhetit, financave e personelit dhe ka mbështetur raportin financiar dhe raportin e personelit.

Me qëllim të shprehjes së transparencës, Komisioni ka kërkuar që në raportin financiar të pasqyrohen edhe donacionet e donatorëve, të cilët kanë mbështetur Këshillin Prokurorial të Kosovës në aktivitete të ndryshme gjatë vitit 2018.