Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdojnë punët për organizimin e Konferencës vjetore të prokurorëve

Prishtinë, 29 janar 2019 – Grupi punues për organizimin e “Konferencës vjetore të prokurorëve”, i kryesuar nga prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës për të analizuar aktivitetet e zhvilluara për organizimin e saj.

Në këtë takim u vlerësuan punët që janë bërë për organizimin e “Konferencës vjetore të prokurorëve”, ndërsa anëtarët e grupit prezantuan afatet për përfundimin e të gjitha aktiviteteve, të cilat ndërlidhen me organizimin e kësaj konference.

Po ashtu, u bisedua dhe u caktuan obligimet për secilin anëtar që duhet t’i realizojë në ditën e mbajtjes së konferencës, si dhe u tha së angazhimi në organizimin sa më të mirë të kësaj konference është i rëndësishëm, pasi që në të do të prezantohen punët, të arriturat, sfidat dhe çështje të tjera për veprimtarinë e Prokurorit të Shtetit gjatë vitit 2018, objektivat për vitin 2019, si dhe ndryshimet ligjore që kanë prekur sistemin prokurorial të Kosovës.