Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet zbatimi i dokumenteve strategjike të sistemit prokurorial

Prishtinë, 7 shkurt 2019 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performances së Prokurorisë, Valon Jupa, së bashku me udhëheqësit e njësive të tjera organizative, kanë mbajtur një punëtori, me ç’rast kanë diskutuar për zbatimin e dokumenteve strategjike të sistemit prokurorial.

Qëllimi i kësaj punëtorie është prezantimi i Planit të Punës të KPK-së për vitin 2019, prezantim ky, i cili është bërë nga drejtorët Krasniqi dhe Jupa.

Udhëheqësit e njësive të tjera organizative kanë bërë identifikimin e detyrave që duhet realizuar, të cilat bazament e kanë Planin e punës së KPK-së për vitin 2019.

Kjo punëtori ka shërbyer edhe për finalizimin e draftit të Planit të veprimit të Planit strategjik, ku është diskutuar për sfidat në rekrutimin e personelit, menaxhimit të buxhetit dhe shërbimeve të përgjithshme.

Ndërkaq sa i përket ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies, gjatë punëtorisë është diskutuar për konceptin e uebportalit të sistemit prokurorial, i cili pritet të zhvillohet dhe lansohet gjatë vitit 2019.