Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon puna në ndryshimin e Rregullores për procedurën disiplinore të prokurorëve

Prishtinë, 21 maj 2019 – Komisioni për Çështje Normative, i cili është udhëhequr nga kryesuesi i tij, Zejnullah Gashi, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin kanë marrë pjesë Kryesuesi i Grupit punues për hartimin e akteve nënligjore bazuar në Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Arben Ismajli, Kryetari i Komisionit për Çështje Normative i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Armend Berisha, përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndryshimi dhe harmonizimi i Rregullores për procedurën disiplinore të prokurorëve me Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjatë këtij takimi është diskutuar dhe ndryshuar një pjesë e rregullores së lartcekur gjithnjë duke bërë harmonizimin me Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të gjitha ndryshimet e bëra gjatë këtij takimi janë në koordinim dhe pajtim të plotë të përfaqësuesve të KPK-së, KGJK-së dhe Ambasadës Amerikane.