Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takim koordinues me administratorët e prokurorive

Prishtinë, 22 maj 2019 - Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim me administratorët e prokurorive, me të cilët ka biseduar për një numër të çështjeve, që ndërlidhen me aktivitetet e përditshme të prokurorive.

Me këtë rast është diskutuar për punët që janë duke u realizuar nëpër prokurori dhe për planifikimet e punëve të parapara të realizohen deri në fund të këtij muaji.

Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar për paraqitjen e kërkesave të ndryshme sipas formave standarde dhe një sërë çështjesh të tjera të ngjashme, të cilat kanë të bëjnë më personelin dhe për rrjedhën e punës në projektin e menaxhimit elektronik të lëndëve – SMIL.

Ndër të tjera, temë diskutimi gjatë këtij takimi ishin edhe çështjet që ndërlidhen me financat dhe nevojat për ofrimin e shërbimeve të ndryshme, siç janë shpenzimet për pagesat e eksperteve dhe të tjera.

Ky takim është organizuar në kuadër të mbikëqyrjes dhe koordinimit nga ana e Sekretariatit të KPK-së për prokuroritë e të gjitha niveleve.

Në këtë takim kanë marrë pjesë udhëheqësit e departamenteve dhe personeli i Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së.