Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet punëtori për draftimin e Rregullores për emërimin e kryeprokurorëve

Prishtinë, 24 maj 2019 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur një punëtori në kuadër të draftimit të Rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive të vendit, duke marrë për bazë kornizën aktuale ligjore.

Nga pjesëmarrësit e punëtorisë janë diskutuar çështjet parimore të draftimit të kësaj rregulloreje, me ç’rast është vlerësuar se hartimi i këtij akti të rëndësishëm për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive përkatëse ndikon pozitivisht në lehtësimin e procedurave administrative në Këshillin Prokurorial, në përpjekje për ngritjen e tandardeve të përzgjedhjes në mënyrë efikase dhe efektive dhe mbi parimin e barazisë, meritokracisë dhe transparencës publike.   

Në sesionet e kësaj punëtorie kanë marrë pjesë Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, anëtarët e KPK-së, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyrës së BE-së në Kosovë. 

Kjo punëtori është përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.