Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

8 zyrtarë të ish ZPD-së sistemohen në sistemin prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 18 qershor 2019 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka takuar 8 zyrtarët e ish Zyrës së Prokurorit Disiplinorë të cilët në bazë të ndryshimeve ligjore janë transferuar në kuadër të sistemit prokurorial.

Në këtë takim Drejtori Krasniqi i ka mirëpritur dhe i ka njoftuar zyrtarët e rinj me përgjegjësitë të cilat do t’i kenë si staf i sistemit prokurorial të Kosovës, përgjegjësi që hynë në kuadër të Ligjit për përgjegjësit disiplinore të prokurorëve.

Po ashtu, është biseduar edhe për aktivitetet që duhet të zhvillohen në zbatimin e akteve nënligjore të hartuara në harmoni me Ligjin për përgjegjësit disiplinore të prokurorëve dhe për aktivitetet tjera brenda kompetencave dhe përgjegjësive të sistemit prokurorial të Kosovës.