Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Bordit të Projektit të UNDP-së “Përmirësimi i qasjes në drejtësi dhe reformës së sundimit të ligjit”

Prishtinë, 17 qershor 2019 – Në kuadër të aktiviteteve dhe rezultateve të arritura, Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, ka marrë pjesë në takimin e Bordit të Projektit të UNDP-së “Përmirësimi i qasjes në drejtësi dhe reformës së sundimit të ligjit”, i cili mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, në të cilin morën pjesë krerët e sistemit të drejtësisë.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë reformën sektorit të drejtësisë dhe të përimrësojë qasjen në drejtësi, me fokus të veçantë të drejtat e grave, grupeve të pafoavorizuara dhe të margjinalizuara, si dhe të promovojë standardet e të drejtave të të njeriut për të gjithë.

Në këtë kuadër, Këshillit Prokurorial të Kosovës po i ofrohet mbështetje për përmirësimin dhe zhvillimin e politikave dhe legjislacionit dytësor, duke analizuar dje rekomanduar ndryshimet thelbësore në zhvillimin profesional të prokurorëve dhe administratës.    

Në këtë kontekst, Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Arben Ismajli, ka thënë se mbështetja e UNDP-së, përmes Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë me anë të Projektit të UNDP-së “Përmirësimi i qasjes në drejtësi dhe reformës së sundimit të ligjit” është mbështetje për zhvillimin e politikave dhe dokumenteve strategjike, përfshirë zhvillimin e kapaciteteve të stafit ligjor dhe mekanizmave për zgjidhjen alternative të kontesteve, siç janë rastet e ndërmjetësimit, duke theksuar se kjo mbështetje ndikon drejtpërsëdrejti në avancimin dhe fuqizimin e sistemit prokurorial në kuadër të procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit për të krijuar një sistem sa më efikas, transparent, llogaridhënës dhe me integritet.

Gjithashtu, koordinatori i UNDP-së, Ardian Latifaj, ka prezantuar Raportin gjashtëmujor të progresit, në të cilin janë paraqitur zhvillimet kryesore që kanë të bëjnë me mbështetjen konkrete të Projektit të UNDP-së “Përmirësimi i qasjes në drejtësi dhe reformës së sundimit të ligjit”.