Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni mbështetë kërkesën për rishikim të buxhetit

Prishtinë, 20 qershor 2019 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës , i udhëhequr nga kryesuesja e këtij komisioni, Prokurorja Dëshirë Jusaj, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin përveç anëtarëve të komisionit, ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, z. Lavdim Krasniqi.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i kërkesës për rishikim të buxhetit për vitin 2019. Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariat të KPK-së, z. Lavdim Krasniqi, para anëtarëve të komisionit ka prezantuar dhe arsyetuar kërkesën me ndryshimet buxhetore që duhet të përfshihen në rishikim të buxhetit për disa kategori të caktuara të shpenzimeve.

Pas diskutimit të kërkesës për rishikimi të buxhetit të KPK-së, Komisioni e ka vlerësuar dhe e ka përkrahur kërkesën me ndryshimet e nevojshme buxhetore dhe si të tillë e ka rekomanduar për të proceduar tutje sipas rregullave të përcaktuara të buxhetit.