Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i Grupit punues për zbatimin e detyrave specifike të Planit Strategjik 2019-2021

Prishtinë, 24 qershor 2019 – Grupi punues për zbatimin e detyrave specifike që dalin nga Plani Strategjik 2019-2021, i kryesuar nga Prokurorja Merita Bina-Rugova, ka mbajtur një takim për të shqyrtuar hapat e paraparë për përmbushjen e këtij plani, takim ky, në të cilin morën pjesë edhe anëtarët e këtij grupi, Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj dhe Menaxheri i Zyrës për Verifikim dhe Vlerësim Prokurorial, Besim Morina.

Qëllimi i takimit ishte analizimi i hapave konkretë për përmbushjen e detyrave specifike të Planit Strategjik 2019-2021 të sistemit prokurorial, konsultimi i detajeve zbatuese me përfaqësuesit e mekanizmave relevantë, të cilët janë të obliguar për t’i zbatuar objektivat e parapara dhe diskutimi për hartimin e raportit përkatës, i cili do t’i prezantohet Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Me këtë rast, anëtarët e këtij grupi punues, vlerësuan se zbatimi i këtyre detyrave specifike të punës do të ndikojë në fuqizimin e një sistemi të qëndrueshëm prokurorial me anë të një kornize të qartë të punëve që lidhen me zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor të sistemit prokurorial, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.

Grupi punues do të vazhdojë punën edhe më tutje për zbatimin e detyrave specifike që dalin nga objektivave trevjeçare të këtij plani, duke përgatitur raporte periodike dhe duke prezantuar parametrat e zbatimit konkret të tij.