Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, z. Bahri Hyseni mbajti takim me përfaqësues të UNDP-së

 

Prishtinë, 16 prill 2024 – Udhëheqësi i Zyrës  Zyrës për Rikthim të Aseteve,  z. Bahri Hyseni, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, priti sot në takim pune përfaqësuesë të Zyrës së UNDP-së në Kosovë, kryesuar nga z. Mato Meyer, këshilltar kryesor për antikorrupsion.

Gjatë këtij takimi u diskutua për planifikimin për funksionalizimin e kësaj Zyreje.

Gjithashtu u diskutua për planin për procedurat standarde të veprimit, si dhe u elaboruan të gjitha çështjet ligjore lidhur me Zyrën për  Rikthim të Aseteve.

Temë tjetër e diskutimeve të përbashkëta gjatë këtij takimi ishte edhe platforma elektronike, me të cilën do të shërbehet zyra dhe përmes së cilës do të bëhet menaxhimi i rasteve dhe shkëmbimi i informatave në mënyrë sa më të sigurt.

Me këtë rast prokurori Hyseni ka falënderuar përfaqësuesit e  UNDP-së për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në forma të ndryshme për themelimin e Zyrës së Rikthimit të Aseteve dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera ligj-zbatuese me qëllim të funksionimit sa më të mirë të kësaj Zyreje. 

Zyra për Rikthimin e Aseteve është themeluar në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe ofron ndihmë dhe këshilla në gjurmimin e pasurisë, bashkëpunimin me institucione financiare, kontabilitet forenzikë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për arritjen e synimeve të prokurorëve të rastit për kthimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale.