Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj një të pandehuri për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge

 

Gjakovë, 4 prill 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet XH.B., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në shtëpinë e tij,  pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substance psikotrope dhe analoge, gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë, po ashtu në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar tri qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë, një peshore digjitale si dhe katër telefona mobil, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 të KPRK-së.