Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Enis Gashi dhe prokurori Kastriot Memaj, pritën në takim Z. Vesa Satamo, nga Njësia për Monitorimin e Krimeve të Mjedisit në EULEX

 

Gjakovë, 3 prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, z. Enis Gashi, së bashku me prokurorin koordinator për veprat penale kundër mjedisit z. Kastriot Memaj, pritën në takim z. Vesa Satamo, nga Njësia për Monitorimin e Krimeve të Mjedisit në EULEX.

Në këtë takim të rëndësishëm, diskutuan për menaxhimin dhe përformancën e prokurorisë në lidhje me trajtimin e rasteve të veprave penale kundër mjedisit se si përballen me rastet konkrete dhe hapat që janë ndërmarr ndajë kryerësve të këtyre veprave penale, duke përfshirë sfidat dhe arritjet e prokurorisë.

z. Gashi dhe z. Memaj e njoftuan z. Satamo, se veprat penal kundër mjedisit trajtohen me prioritet dhe se ndajë personave të përfshirë janë ngritur aktakuza, si dhe janë sekuestruar mjetet e punës me të cilat janë kryer këto vepra penale.                                                       

Në koordinim të ngushtë me policinë, prokurorët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar zbatimin e ligjit dhe për të garantuar që personat e përfshirë në veprat penale kundër mjedisit të përballen me përgjegjësi ligjore për veprimet e tyre.

Takimi ishte një rast i rëndësishëm për shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve në mbrojtje të mjedisit dhe zbatimit të ligjit, z. Satamo vlerësoi angazhimin dhe përpjekjet e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në këtë drejtim dhe shprehu gatishmëri për të ndihmuar në luftën kundër kryerësve të këtyre veprave penale.