Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Urimi i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve

 

Prishtinë, 31 Mars 2024 

Të nderuar besimtarë katolikë që kremtoni festën e Pashkëve,

Vlerat që i bartë festa e Pashkëve janë një nxitje për secilin besimtarë dhe njeri vullnetmirë që të besoj tek e mira, të shpresoj tek e ardhmja si dhe të punoj në forcimin e paqes, sepse kështu arrihet që të ndërtohet një shoqëri prosperuese në themel të së cilës qëndron drejtësia. 

Festat si kjo, japin energji dhe përçojnë mesazhe pozitive tek të gjithë. Prandaj, në frymën e kësaj, uroj që në shtëpitë dhe familjet tuaja të mbizotëroj gëzimi, shpresa dhe mirësia! 

Për shumë mot Pashkët!

Me respekt,

Besim Kelmendi 

U.D. Kryeprokuror i Shtetit