Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori Jashari priti në takim pjesëtarë të KFOR-it amerikan

 

Ferizaj, 27 Mars 2024– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, gjatë ditës së sotme, ka pritur në takim Majorin May, prokuror me përvojë 30 vjeçare në shtetin federal të Gjeorgjisë në SHBA, tani Kryesues i Zyrës Ligjore në kampin Bondsteel dhe pjesëtarë tjerë të KFOR-it amerikan nga ky kamp.

Fillimisht Kryeprokurori Jashari i’u shprehi mirëseardhje të pranishmëve dhe i njoftoi për punën, organizimin, kompetencat dhe funksionimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, si dhe sfidat e kësaj prokurorie.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme dhe me theks të veçantë mundësia e rritjes së bashkëpunimit me të njëjtit, veçanërisht në ofrimin e trajnimeve për prokurorët e kësaj prokurorie, në fushën e sundimit të ligjit.

Në fund të këtij takimi, të pranishmit u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes vete.