Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së priti në takim ekspertët e projektit “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria” të Zyrës së Këshillit të Evropës

Prishtinë, 21 mars 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Sami Istrefi, priti në një takim ekspertët dhe zyrtarët e projektit “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria” të Zyrës së Këshillit të Evropës, në përbërje të të cilit ishin Konsulentin Ndërkombëtar të Këshillit të Evropës, z.Marco Hokkanen, Eksperti Lokal, z.Alban Muriqi, Zyrtari i Lartë i Projektit, z.Arben Lubach dhe Zyrtarja e Projektit, znj.Majlinda Jashananica.

Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit për zbatimin e këtij projekti të Këshillit të Evropës dhe për perspektivën e çështjes së bashkëpunimit ndërmjet partnerëve të projektit dhe kreut të administratës së sistemit prokurorial të Kosovës.

Drejtori Istrefi, duke falënderuar mysafirët për vizitën e tyre në krye me Ekspertin Ndërkombëtar të Këshillit të Evropës, z.Marco Hokkanen, theksoi se mirëpret bashkëpunimin në kuadër të aktiviteteve të këtij projekti dhe rekomandimet e misionit vlerësues për metodologjinë e punës dhe bashkëpunimin e partnerëve të projektit.

Me këtë rast, edhe Konsulenti Ndërkombëtar, z.Hakkonen, falënderoi drejtorin Istrefi për pritjen, duke thënë se ky mision vlerësues ishte i nevojshëm për të diskutuar për bashkëpunimin midis partnerëve të projektit dhe për t’u njohur me gjendjen aktuale, ngecjet, sfidat dhe mundësitë e përmirësimit nga perspektivat e dyanshme.

Në përfundim të takimit, z.Istrefi dhe z.Kakkonen u pajtuan për shkëmbimin e informacioneve për nevojat e misionit vlerësues katërditor të projektit, projekt i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, i cili bashkëfinancohet nga Këshilli i Evropës, Belgjika, Gjermania, Irlanda dhe Norvegjia.

Ky projekt ka filluar në tetor të vitit 2022 dhe do të vazhdojë zbatimin deri në fund të shtatorit të vitit 2025.