Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokurorët e Shtetit, administratorët, bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor mbajtën takim me përfaqësuesit e ekipit vlerësues të INL-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

 

Prishtinë, 15 Mars 2024 – Përfaqësuesit e ekipit vlerësues të INL-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë, kryesuar nga z Michael Wasco, Këshilltar i Lartë për çështje të Drejtësisë në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtare dhe të Çështjeve të Zbatimit të Ligjit që gjendet në kuadër të  Departamentit Amerikan të Shtetit dhe znj. Dafina Bardhi – Rexhepi, Specialiste e Programeve në INL pranë Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, qëndruan sot për vizitë pune në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Të njëjtit, mbajtën takime të ndara me prokurorë të shtetit, me administratorët, bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor të prokurorive.

Gjatë këtyre sesioneve janë zhvilluar diskutime që kanë të bëjnë me çështjet profesionale nga fusha e sundimit të ligjit, përkatësisht angazhimin e prokurorëve të shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale, avancimin dhe zhvillimin e kapaciteteve prokuroriale, mbajtjen e programeve të trajnimit të cilat avancojnë proceset e punës si dhe sfidat me cilat përballën prokurorët, administratorët, bashkëpunëtorët profesional dhe zyrtarët ligjor gjatë punës së tyre të përditshme.

Programi për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL) mbështet programet për modernizimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës, për të luftuar korrupsionin dhe përmirësuar shërbimet për qytetarë.