Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit 

 

Prishtinë, 13 Mars 2024 Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim pune Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë,  Shkëlqesinë e saj, znj. Carin Lobbezoo.

Gjatë këtij takimi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadorja Holandeze kanë diskutuar lidhur me çështjet që përfshijnë fushën e sundimit të ligjit, përkatësisht angazhimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit.

Po ashtu temë e diskutimeve të përbashkëta ishin edhe sfidat e përditshme të punës se prokurorëve, ecuria e reformave që dalin nga deklarata e përbashkët e zotimit e institucioneve të drejtësisë, mundësia e mbajtjes së programeve të trajnimit për prokurorë dhe çështje tjera profesionale me interes të përbashkët.

Në fund, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka falënderuar Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, znj. Carin Lobbezoo, për ndihmën që ky shtet e ka dhënë dhe vazhdon ta jep në mënyrë të vazhdueshme për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.