Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së kanë mbajtur takim me prokurorët koordinator për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore

 

Prishtinë, 22 Dhjetor 2023 - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit së bashku më Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, ka mbajtur takim me prokurorët koordinator të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Në këtë takim i cili u drejtua nga Këshilltari Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane, z. Erin Cox,  u diskutua rreth sfidave të trajtimit të këtyre rasteve nga ana e prokurorëve të shtetit, bashkëpunimin ndër-institucional, nevojat për trajnime specifike si dhe planet për koordinim për vitin e ardhshëm.