Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet unifikimi i praktikave për zbatimin e masave të diversitetit për të mitur

 

Prishtinë, 22 Dhjetor 2023 - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbajti një takimin të përbashkët koordinues me kryeprokurorë dhe prokurorët nga Departamentet për të Mitur të prokurorive themelore në nivel vendi, të cilin takim e ka drejtuar zëvendësi i U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, z.Agron Qalaj njëherit prokuror në Zyrën e Kryeorokurorit të Shtetit.         

Në këtë takim u diskutua për masat e diversitetit për të mitur, sfidat në shqiptimin e tyre dhe unifikimin e praktikës për zbatimin e masave të diversitetit për të mitur.

Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve të cenushem në Kosovë” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga UNICEF, me mbështetje nga partneri implemetues KOMF.