Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

AKTAKUZË KUNDËR TRE PERSONAVE PËR KULTIVIM TË HASHASHIT, SHKURRES SË KOKAINËS OSE BIMËVE TË KANABISIT, MBAJTJA NË PRONËSI TË ARMËVE SI DHE MOSLAJMËRIMI I VEPRAVE PENALE

 

Prishtinë, 21 dhjetor 2023 - Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurve I.S., R.K dhe N.F.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.S., V.R dhe M.D., të cilët gjenden në arrati, pa autorizim kanë filluar të kultivojnë substancën narkotike të llojit kanabis në laboratorët e improvizuara.

Me këtë të pandehurit I.S., R.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ nga neni 272 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pikat 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së. Ndërkaq, i pandehuri I.S., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri N.F., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’’ nga neni 378 paragrafi 1 nënparagrafi 1.8 të KPRK-së.