Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka mbajtur kolegjium me kryeprokurorët e prokurorive

 

Prishtinë, 20 Dhjetor 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim, kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e prokurorive e informuan U.D. Kryeprokurorin Kelmendi për punën që kanë kryer të gjitha prokuroritë gjatë këtij viti, për gjendjen aktuale me lëndë në secilën prokurori, duke u fokusuar në të arriturat, rezultatet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.  

Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të iniciativave të prokurorëve lidhur me kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në fund të këtij takimi  Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Kujtim Munishi për angazhimin e tij dhe kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të mandatit të tij katër (4) vjeçar si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.