Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

FTESA DHE AKTAKUZA PËR GJYKIM NË MUNGESË PËR TË AKUZUARIN DEJAN RACIQ

 

Prishtinë, 12 dhjetor 2023 – Ftohet i akuzuari Dejan Raciq, nga i ati Janko, i lindur në fshatin Videj, Komuna Klinë, me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, me numër personal 0101974932041 i Punëve të Brendshme në Klinë, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më datë 20.02.2024, e martë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, për çështje penale të proceduar sipas aktakuzës së prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.17.2018 të datës  27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht i inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi, 1 nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata u bënë thirrje të akuzuarit Dejan Raciq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar me datë dhe në kohë si më lartë.

Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Dejan Raciq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Dejan Raciq, në këtë çështje juridiko penale.

Bashkangjitur gjeni ftesën dhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.17/2018, të datës 27.11.2023, e ushtruar kundër të akuzuarit Dejan Raciq, për shkak të veprës penale si më lartë.

Bashkangjitur gjeni ftesën dhe aktakuzën në gjuhë Shqipe dhe Serbe.

Ftesa ne gjuhë Shqipe /assets/cms/uploads/files/ftesa%20n%C3%AB%20gjuhe%20shqipe%20Dejan%20Raciq.pdf

 Ftesa ne gjuhë Serbe  /assets/cms/uploads/files/Ftesa%20n%C3%AB%20gjuhe%20serbe%20Dejan%20Raciq.pdf

Aktakuza gjuhë Shqipe /assets/cms/uploads/files/Dejan%20Raciq%20Aktakuz%C3%AB%20n%C3%AB%20gjuhe%20shqipe.pdf

Aktakuza gjuhë Serbe  /assets/cms/uploads/files/Dejan%20Raciq%20Aktakuz%C3%AB%20n%C3%AB%20gjuhen%20serbe(1).pdf