Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron gjithë popullin shqiptar për Ditën e Flamurit Kombëtar

 

Prishtinë, 28 Nëntor 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, shpreh urimet më të mira për të gjithë popullin shqiptarë për Festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit Kombëtar. 

Të nderuar bashkëkombës,

Sot, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë idealin dhe veprën e të gjithë të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar.

28 Nëntori është një datë e bekuar për të gjithë shqiptarët.

Kjo ditë na kujton historinë tonë të lavdishme dhe sakrificën për të qenë bashkë.

Urime Dita e Flamurit, e gëzofshim për jetë e mot!